Site icon Telegrafi

Rita Ora dhe Taika Waititi tregojnë se si ishin miq dhe njiheshin shumë kohë para se të lidheshin

Taika Waititi dhe Rita Ora (Foto: Robert Smith/Patrick McMullan via Getty Images)

Rita Ora dhe Taika Waititi kanë folur për fillimet e lidhjes së tyre pasi u martuan vitin e kaluar.

Këngëtarja e hitit “Let You Love Me” ka thënë se ajo dhe regjisori “ranë në këtë ritëm të jashtëzakonshëm” si miq, tre vjet e gjysmë përpara se gjërat të bëheshin romantike.

Çifti u raportua se kishte filluar lidhjen në mars të vitit 2021, pavarësisht se ishin njohur vite më parë, shkruan HuffPost.

Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Lionel Hahn/Getty Images)

Në një intervistë të re për revistën “Glamour”, Rita foli se si ajo miqësi u shndërrua në një lidhje.

“Ne thjesht ramë në këtë ritëm të jashtëzakonshëm dhe nuk pati asnjë përpjekje, dhe u ndjeva vërtet me fat sepse ishim miq shumë kohë përpara se të vendosnim të prishnim gjithçka për të shkuar në nivelin tjetër”, tha ajo.

Lexo po ashtu Viti 2022 shënoi martesën e tyre: 10 fakte interesante rreth çiftit Rita Ora dhe Taika Waititi

“Ne vërtet e lartësojmë njëri-tjetrin. Ka aq shumë prani në dhomë sa është e kuptueshme sepse ne jemi njerëz shumë të pasionuar individualisht, kështu që së bashku, me të vërtetë thjesht shkojmë”.

Taika Waititi dhe Rita Ora (Foto: Axelle/Bauer-Griffin/FilmMagic)

“Në vend që të jetë si ‘jo, jo’, në fakt është sikur, ‘O Zot, e kuptoj; Unë jam njësoj’. O Zot, edhe unë e kuptoj atë, dhe pastaj bëhet më e madhe dhe bëhet kjo flakë masive”, shtoi Rita.

Taika tha: “Ne filluam të bisedonim dhe për tre vitet e gjysmë të ardhshme ne ishim thjesht shokë të mirë. Ne ishim në marrëdhënie të ndryshme, të dy. Ishte një miqësi e mirë dhe më pas vendosëm ta prishnim atë miqësi”.

“Më pëlqen fakti që të dy punojmë shumë, të dy kemi punët tona dhe jemi të pavarur dhe jemi miqtë më të mirë”, tha ai.

Në janar, Rita më në fund konfirmoi raportimet e mediave se ajo dhe Taika ishin martuar.

Taika Waititi dhe Rita Ora (Foto: Daniele Venturelli/Getty Images)

Ata u raportuan se u martuan në gusht të vitit të kaluar, dy muaj pasi u tha se i kishin bërë propozime “të njëkohshme” martese njëri-tjetrit, por të dyja palët nuk kishin pranuar të komentonin publikisht thashethemet.

32-vjeçarja gjithashtu detaje të tjera rreth ditës së saj të madhe të martesës, duke e përshkruar atë si “të përsosur”.

“Ishte pikërisht ashtu siç doja unë”, tha ajo gjatë një paraqitje në iHeart Radio. “Ishte bukur dhe perfekte. Është mirë të mbaj disa gjëra vetëm për vete ndonjëherë”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version