Rita Ora ka shfaqur figurën e saj të mahnitshme me një palë bikini ngjyrë portokalli, teksa po shijonte një ditë relaksuese në jaht me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, në Formentera.
Këngëtarja, 32 vjeçare, shijoi një pasdite nën rrezet e diellit me partnerin e saj, i cili feston ditëlindjen e 48-të ditën e sotme (e mërkurë).
Duke treguar rezultatet e stërvitjes, biondja befasoi me bikinit portokalli, ndërkohë që shijoi një zhytje në oqean.
Ajo e kompletoi dukjen me një gjerdan rreth qafës si dhe një të ngjashëm në pjesën e stomakut, e po ashtu edhe në këmbë.
Rita dhe Taika festuan përvjetorin e parë të martesës në fillim të këtij muaji, pasi organizuan një ceremoni private në shtëpinë e tyre në Los Angeles në vitin 2022.
Yllit iu bashkua shoku i saj, producenti i filmit, Darren Strowger, gjersa hipën në jaht përpara se të nisej lundrimi.
Paraqitja e tyre vjen pasi krijuesja e hitit “Hot Right Now” ndau pamjet e momentit kur u martua me bashkëshortin e saj, Taika.
Rita gjithashtu u mësua se i kishte propozuar partnerit të saj, regjisorit nga Zelanda e Re.
Ata vlen të ceket se janë bashkë që disa vite. /Telegrafi/