Rita Ora dhe Taika Waititi u panë në Crown Sydney pas një udhëtimi pazari gjatë fundjavës së gjatë të Pashkëve.
Këngëtarja 33 vjeçe, dhe bashkëshorti i saj 48 vjeç, të dy dukeshin me stil dhe elegant, ndërsa hynë në hollin e hotelit luksoz.
Rita shfaqi figurën e saj super të tonifikuar me pantallona sportive të ngushta të zeza dhe një bluzë gri të shkurtë, duke nxjerrë në pah pjesën e barkut, shkruan DailyMail.
Krijuesja e hitit “Body On Me” kishte veshur edhe çorape të kaltra dhe të bardha dhe këpucë të stilit hiking.
Ajo ka aksesuar disa bizhuteri, duke përzier disa pjesë ari dhe argjendi së bashku.
Rita vendosi një palë syze të zeza dhe i mbajti flokët e errëta poshtë.
Taika ndoqi gruan e tij, duke u përshtatur me stilin e saj, me një këmishë të zakonshme të kaltër të çelët, të zbërthyer për të zbuluar një bluzë të bardhë, pantallona të zeza dhe atlete të bardha. /Telegrafi/