Telegrafi

Rita Ora dhe Taika Waititi marrin vëmendjen me veshjet me ngjyra të ndezura rrugëve të New Yorkut

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi dukeshim shumë të dashuruar ndërsa dolën me veshje shumëngjyrëshe për palestër, teksa shkuan për një shëtitje në New York City të enjten.

Këngëtarja, në moshën 33 vjeçare, dukej e relaksuar në një xhaketë sportive me ngjyrë vjollcë të zbehtë dhe kapele bejsbolli në kokë, shkruan DailyMail.

Duke mbajtur në dorë një pije të ftohtë me ngjyrë jeshile, ajo e kombinoi xhaketën sportive me një palë pantallona të gjata sportive dhe atlete të portokallta të markës “Nike”.

Rita mbështeti krahun pas shpinës së bashkëshortit Taika, i cili gjithashtu shfaqi ngjyrë në veshjen e tij me një xhaketë të gjelbër të thurur me grep.

Lexo po ashtu Rita Ora shkëlqen me një pallto portokalli në New York, pak para mbrëmjes së madhe të Met Gala

Taika, i cili kishte marrë me vete një kamera profesionale për shëtitje, mbajti pamjen e tij të thjeshtë i veshur me një palë pantallona të bardha dhe atlete bejsbolli.

Shëtitja e tyre e dashuruar vjen vetëm pak javë pasi ajo zbuloi se ka dashur të mbajë martesën e saj me Taikan të fshehtë sepse ‘gjithmonë ka ndarë me publikun gjithçka nga jeta e saj’

Rita u martua me regjisorin nga Zelanda e Re në gusht të vitit 2022, por nuk e konfirmuan martesën e tyre deri në përvjetorin e tyre të parë vitin e kaluar.

Rita i tha revistës ES Magazine se shokët e saj ishin shqetësuar se mund të kishin humbur ditën e saj të madhe, pasi ajo dhe Taika zgjodhën të kishin vetëm tetë mysafirë në praninë e tyre për një ceremoni intime.

Ajo tha: “Që një kohë jam në sytë e publikut dhe gjithmonë kam dhënë gjithçka ku jam pjesë për publikun. U ndjeva mirë të kishim diçka që ishte sekret për pak kohë. Shumë nga miqtë e mi ishin si ‘Oh Zot, ne e kemi humbur dasmën tënde’. Unë thjesht u them se do të gjejmë diçka për t’u rregulluar”.

Rita dhe Taika u martuan në një ceremoni private në shtëpinë e tyre në Los Angeles, të cilën e planifikuan vetëm për dy javë, pasi ajo i propozoi gjatë një udhëtimi në Palm Springs.

Ylli gjithashtu la të kuptohet se ajo dhe Taika tashmë kanë diskutuar për krijimin e familjes, pasi kanë blerë një shtëpi të dytë në vendin e lindjes së regjisorit, Zelandën e Re.

Taika zbuloi: “Ajo më propozoi mua, dhe unë thashë ‘po’ menjëherë”.

Motra e Ritës, Elena, ishte shoqëruese e nuses, ndërsa miku më i mirë i Taikas, aktori Jermaine Clement, fluturoi nga Zelanda e Re për ceremoninë. Për ditën e saj të madhe, Rita veshi një sërë veshjesh nga dizajneri britanik Tom Ford, duke thënë: “Ai është tani një nga miqtë e mi të ngushtë, dhe unë e adhuroj dhe e admiroj atë shumë. Të martohesh me fustanin e tij ishte një ëndërr e bërë realitet. Dhe sepse nuk ishte planifikuar, nuk e dija nëse fustani i duhur do të ishte në qytet, dhe thjesht mora rrezikun dhe shkova në dyqanin Tom Ford, dhe atje e kishin atë të përsosur me velinë, në madhësinë time, nuk ishte nevoja të bëheshin ndonjë ndërhyrje”.

Rita më pas zbuloi se kishte veshur perlat e nënës saj me fustanin e nuses, ndërsa Taika veshi një kostum nga Brunello Cucinelli. Elena e shoqëroi motrën në altar, ndërsa Taika u shoqërua nga të dy vajzat e tij për ceremoninë. Pas shpalljes si burrë e grua, të sapomartuarit u drejtuan në shtëpinë e mikut të tyre Guy Oseary për një darkë festive. /Telegrafi/