Për të së fundmi është aluduar për një lidhje dashurie me regjisorin, Taika Waititi.
Dhe Rita Ora është fotografuar sërish me fituesin e çmimit Oscar gjatë një shëtitje në Sydney, shkruan Daily Mail.
45-vjeçari shihej duke i mbajtur dorën bukuroshes bionde, teksa edhe puthjet mes dyshes nuk munguan.
Rita u shfaq e veshur me një fustan të zi, derisa për aksesorë zgjodhi një palë syze përmes së cilave nuk mund të vërehej qartë fytyra e saj.
Në anën tjetër, Taika u pa me një veshje shumë ngjyrëshe, derisa asnjëri prej tyre nuk kishte maskë mbrojtëse.
Çifti njëherësh u panë me kafe në duar, më pas u ndaluan në një lokal për të shijuar drekën.
Palët përndryshe edhe pse po shihen në momente intime së bashku, ende nuk kanë pranuar romancën. /Telegrafi/