Site icon Telegrafi

Rita Ora dhe Taika Waititi bëjnë tatuazhe të reja, këngëtarja përjetëson në trup një lule

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po shijon një lidhje dashurie prej disa muajsh me regjisorin Taika Waititi.

Çifti, të cilët kanë çuar romancën në një tjetër stad, vazhdojnë të jenë çdo moment pranë njëri-tjetrit.

Ata së fundmi ndodhen bashkë në Los Angeles, gjersa kanë zgjedhur që këtë kohë ta bëjnë nga një tatuazh të ri.

Në imazhet që biondja ka ndarë në Instagram, krijuesja e hitit “Anywhere” shihet se ka bërë një lule në këmbë.

Ndërkaq, ylli nga Zelanda e Re ka përjetësuar në gishtat e tij ‘JANE’ që duket se ka të bëjë me karakterin në filmin “Thor”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rita Ora

Tatuazhi i dyshes së popullarizuar u realizua nga artisti i njohur në qytetin e Los Angeles, Kaliforni, Winter Stone.

Winter Stone (Foto: Instagram)

Rita së fundmi në një intervistë për “Elle Spain” ka rrëfyer se si ishte të rritej si refugjate në Mbretërinë e Bashkuar.

E njëjta ka folur mbi edukimin dhe vështirësitë me të cilat u përball për shkak të prejardhjes së saj. /Telegrafi/

Exit mobile version