Telegrafi

Rita Ora dhe Ed Sheeran të mrekullueshëm në versionin akustik të “Your Song” (Video)

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka sjell së fundmi për adhuruesit e muzikës së saj, versionin akustik të këngës së saj më të re, shumë të pëlqyer “Your Song”.

Për këtë gjë, ajo ka marrë ndihmën e shokut të saj, këngëtarit të mirënjohur Ed Sheeran, i cili gjatë gjithë kohës e ka shoqëruar në kitarë këngëtaren teksa kjo këndonte.

Bukuroshja 26 vjeçare dukej e thjeshtë dhe me stil teksa interpretonte plot buzëqeshje këngën e saj të suksesshme, të cilën e solli në muajin maj.

Lexo po ashtu Stjuardesa pushohet nga puna për shkak të Rita Orës (Foto)

Versioni akustik i kësaj kënge do të ishte zgjedhja e duhur e çdo kujt për të kaluar një mbrëmje të lehtë, nën tingujt e mrekullueshëm që sjellin Ora dhe Ed Sheeran në këtë video.

Ky interpretim i këngëtarëve është pëlqyer shumë nga fansat, dhe është shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale. /Telegrafi/