Dy yjet shqiptare të muzikës ndërkombëtare Rita Ora dhe Dua Lipa do të jenë në mesin e shumë emrave të njohur që do të interpretojnë në eventin e veçantë për Krishtlindje “Top of the Pops”.
BBC One do të transmetojë dy edicionet festive ku do të përfshihen edhe emra të mëdhenj si Ed Sheeran, James Arthur, Clean Bandit, The Script, Bastille.
Fearne Cotton dhe Reggie Yates janë ata që do udhëheqin këtë mbrëmje. Ata do të paraqesin një event special, ku në një orë do të festojnë hitet më të mëdha dhe më pas ngjarjet më të suksesshme të vitit.
”Udhëheqja e dy e këtij eventi ku përfshihet festimi i festave të fundviditit është padyshim një nga pikat kryesore të Krishtlindjeve dhe diçka që unë mezi pres çdo vit”, u shpreh Cotton.
Kurse Yates shtoi se “Krishtlindjet thjesht nuk do të ishin njësoj pa “Top of the pops” dhe se tashmë kjo është bërë një traditë vjetore që unë mezi pres”.
Dua Lipa hyri për herë të parë dje në Top 20 të Billboard Hot 100.
Ndryshe, Rita Ora prezantio ceremoninë e sivjetme të MTV European Music Awards. /Kultplus/Telegrafi/