Është bërë e zakonshme që një natë para ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy Awards, yjet botërore të takohen në ndejën e njohur si Clive Davis.
Aty nuk munguan edhe dy yjet shqiptar, të cilat kanë pasur një vit të jashtëzakonshëm të sukseseve.
Rita Ora dhe Dua Lipa kanë qenë të pranishme në mesin e shumë VIP-ave të industrisë së muzikës, artit dhe kulturës.
Megjithëse te dyja kanë qenë në ngjarjen e njëjtët, nuk dihet nëse janë takuar për ndonjë moment dyshja shqiptare.
Rita ka publikuar disa imazhe në llogarinë personale në Instagram duke shkuar në ndejën argëtuese.
Gjersa Dua ka pozuar në tapetin e kuq para fotografëve të shumtë, të cilët ishin të interesuar për të marrë poza të saj.
Ndryshe, ceremonia Grammys Awards do të mbahet sonte në Madison Square Garden të New Yorkut. /Telegrafi/