Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa, nuk kanë mundur të mos preken nga lajmi për vdekjen e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant.
Ish-ylli i LA Lakers e humbi jetën në një aksident me helikopter së bashku me vajzën e tij 13 vjeçare dhe shtatë njerëz të tjerë.
Rita e ka shpërndarë fillimisht një fotografi të Bryant në profilin e saj në InstaStory, ndërsa më pas e ka publikuar një fotografi të legjendës me vajzën e tij, Gianna, e cila ndodhej në helikopter në momentin e rrëzimit.
“Të copëton zemrën”, është mbishkrimi që këngëtarja 29-vjeçare ia ka vënë fotografisë dy viktimave nga aksidenti ajror.
Një fotografi të Bryant e ka shpërndarë edhe Dua në InstaStory duke iu bashkuar kështu yjeve të shumta që kanë shprehur ngushëllime për të vdekurit në aksident. /Telegrafi/