Ajo është vendosur të lëshojë muzikë të re javën e ardhshme.
Por Rita Ora ishte përqendruar në çështje të tjera të enjten ndërsa vështrimi i saj përqendrohej tek e të dashurit të saj Taika Waititi, shkruan Daily Mail.
Ky i fundit është parë duke u stërvitur në mënyra rraskapitëse, derisa qonte pesha të rënda.
Që të dy janë parë me veshje të njëjta, derisa më shumë dominonte ngjyra rozë tek ta.
Rita ndërkohë mbante të veshur një fustan, përmes së cilit vinte në pah këmbët e tonifikuara.
Ndërkohë, Taika, i cili ishte i zënë duke shtyrë pesha në rrugët e Los Angeles, kishte veshur një jelek rozë dhe pantallona të shkurtra.
Një paraqitje e tillë vjen pasi Rita paralajmëroi se është duke punuar në një studio muzikore. /Telegrafi/