Site icon Telegrafi

Rita Ora dhe Bebe Rexha vazhdojnë të mbesin mike të mira, takohen dhe mbështesin njëra-tjetrën në Los Angeles

Dy këngëtaret shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora dhe Bebe Rexha, ruajnë një miqësi të mirë me njëra-tjetrën.

Mbrëmjen e së mërkurës, dy bashkëkombëset janë ribashkuar në një ndejë private në Los Angeles, në të cilën ka interpretuar Bebe Rexha.

Ka qenë Rita ajo e cila ka publikuar disa imazhe nga paraqitje elegante e artistes Rexha në prapaskenë.

Foto: Rita Ora/InstaStory

“Muzika e saj e re është gati të eksplodojë! Kaq krenare me ty Bebe Rexha, të uroj asgjë përveçse më të mirën në epokën tënde të re”, ka shkruar Ora në Instagramin e saj.

Lexo po ashtu Me barkun jashtë, Rita Ora tërheq vëmendjen me stilin e saj rrugëve të Los Angelesit

Interpretuesja e hitit “I’m a mess” është dukur tejet atraktive në këtë mbrëmje, e veshur me një këmishë ngjyrë rozë dhe xhinse të kaltra.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Ndërkohë këngëtarja nga Kosova, është dukur gjithashtu tërheqëse e veshur me pantallona dhe bluzë të zezë mjaft elegante.

Lexo po ashtu 'Grammy Awards' diskriminon Bebe Rexhën, artistja shqiptare nuk fiton çmimin për të cilin ishte nominuar

Rita, e cila është në promovim të këngës së saj më të re me titull “You Only Love Me”, publikoi gjithashtu një fotografi të përbashkët nga takimi me patrioten e saj.

Foto: Rita Ora/InstaStory

“Ne e pëlqejmë një shkrepje të shpejtë”, shkroi Ora në InstaStory.

Përveç Ritës, Bebe Rexha ka treguar se ka një miqësi shumë të mirë edhe me këngëtaren tjetër shqiptare me famë globale, Dua Lipa. /Telegrafi/

Exit mobile version