Site icon Telegrafi

Rita Ora dhe Bebe Rexha publikojnë këngën që u kushtohet femrave

performs onstage during the 2018 iHeartRadio Music Awards which broadcasted live on TBS, TNT, and truTV at The Forum on March 11, 2018 in Inglewood, California.

Rita Ora dhe Bebe Rexha kanë sjellin projektin e parë të përbashkët.

U përfol për shumë kohë një bashkëpunim mes dy shqiptareve të famshme, dhe kjo mbrëmë u kurorëzua me këngën e re.

“Girls Girls”, titullohet kënga e re e dyshes që kanë bashkëpunuar edhe me Cardi B dhe Charli XCX.

Kënga i kushtohet krejtësisht femrave dhe se nuk është shoqëruar me videoklip për momentin.

Rita me këtë rast ka shkruar në rrjetet sociale se ndihet krenare me bashkautorët dhe se ka paralajmëruar edhe turneun koncertal në Skoci.

Gjithashtu edhe Bebe është ndarë e kënaqur me këngën dhe se ka premtuar edhe disa të tjera gjatë këtij viti.

Theksojmë se dyshja shqiptare është e angazhuar me performanca anembanë globit, ku Rita gjatë muajit të ardhshëm do të paraqitet në kryeqytetin shqiptar në Tiranë ndërsa Rexha do të perfomojë para publikut spanjoll në Madrid. /Telegrafi/

https://youtu.be/6Ud4rep-fxE?t=1

Exit mobile version