Site icon Telegrafi

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi morën vëmendjen gjatë daljes së tyre në Rumani

Rita Ora dhe bashkëshorti Taika Waititi dukeshin në qejf të premten teksa shëtisnin nëpër qytetin e Timisoara në Rumani.

Këngëtarja shqiptare, u shfaq e buzëqeshur derisa ecte dorë për dore me bashkëshortin e saj regjisor, shkruan DailyMail.

Dyshja dukeshin të relaksuar dhe të lumtur derisa po ecnin nëpër rrugët e vendit të Evropës Juglindore, ku Rita së fundmi ishte artistja e natës në eventin City Celebration.

Krijuesja e hitit “The Body on Me”, dukej tejet elegante gjatë një daljeje jashtë, duke veshur një jelek të bardhë me një palë pantallona të shkurtra të së njëjtës ngjyrë.

Ajo kombinoi veshjen me një palë syze dhe me disa bizhuteri. /Telegrafi/

Exit mobile version