Rita Ora dhe Taika Waititi arritën në Sydney të enjten në mbrëmje.
Çifti u përpoq të kalonin pa u vënë re në aeroport, ndërsa u mbuluan me kapuçë kundër motit të ftohtë dhe fshehën fytyrat e tyre pas maskave mbrojtëse, shkruan DailyMail.
E veshur me një xhaketë ngjyrë bezhë dhe kapuç ngjyrë kafe, këngëtarja shqiptaro-britanike, 32 vjeçe, kishte veshur një palë pantallona të ngushta të zeza dhe kompletoi pamjen e saj me një palë atlete blu.
Me kapuçin lart dhe një kapele të bardhë të tërhequr mbi fytyrën e saj, interpretuesja e hitit “You Only Love Me” errësoi më tej identitetin e saj me një maskë të zezë për fytyrën.
Por Rita dallohej nga sytë e saj të veçantë dhe flokët e saj kaçurrelë që i dilnin nga poshtë kapuçit.
Burri i saj, regjisori 47 vjeçar, mbeti pas me një veshje tërësisht të zezë dhe atlete të bardha me kapuçin e tij të tërhequr mbi kokë.
Regjisori i lindur në Zelandën e Re kishte në duar unazën e martesës, ndërsa Rita mbante unazën e saj të madhe me diamantë.
Kjo vjen pak kohë pasi Rita dha detaje mbi martesën e saj sekrete me Taikan, në një intervistë të re për revistën “Glamour”.
Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” u martua me fituesin e çmimit “Oscar” verën e kaluar, me Ritën që zbuloi se nuk donte ndonjë ‘vëmendje të veçantë’ atë ditë.
Ajo tha: “Disa femrave u pëlqen të ndiejnë atë vëmendje të vërtetë të veçantë atë ditë. Dhe të gjithë janë të ndryshëm. Dhe për mua – mendoj se me punën time, është e gjitha… është shumë e drejtuar nga vëmendja – doja ta mbaja private sepse jeta ime dhe karriera ime nuk janë”.
“Ceremonia e minutës së fundit ishte planifikuar për vetëm dy ditë dhe të ftuarit e vetëm që morën pjesë personalisht ishin dy vajzat e Taikas nga martesa e tij e parë dhe motra e Ritës, Elena.
Çifti ishte nën presion për të gjetur një datë midis orareve të tyre të ngjeshur të punës, me Ritën e cila shpjegoi: “Ishte ose atëherë ose duhej të prisnim për shekuj. Nuk doja ta bëja pa fëmijët e mi atje. Pra, ne sapo e kuptuam dhe e bëmë. Dhe ishte perfektë”. /Telegrafi/