Telegrafi

Rita Ora me dedikim të veçantë për të ëmën dhe Kate Moss në përvjetorin e tyre të lindjes

Ditën e djeshme ka kremtuar ditëlindjen e ëma e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Orës, Vera Ora.

Përveç saj, përvjetorin e lindjes e festoi edhe supermodelja e sipërmarrësja britanike, Kate Moss.

Krijuesja e hitit “Anywhere” me këtë rast ka ndarë një imazh të përbashkët të tyre për të bërë një dedikim të veçantë.

Rita Ora (Foto: Instagram)

“Urime ditëlindjen për të dy mbretëreshat e mia. Ju dua”, ka qenë përshkrimi sipër fotografisë.

Duket se edhe nëna e Ritës ruan një raport të mirë me modelen e “IMG Models”, të cilat siç shihet janë shoqëruar disa herë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vera Ora

Vera mbushi 58 vite ndërkohë që Moss ka bërë plot 48 vite jetë, një diferencë prej 10 vitesh.

Sahatçiu – Ora me profesion është psikiatre, e cila ka punuar në NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar).

Ajo së bashku me Besnikun veç Ritës ndajnë edhe dy fëmijë të tjerë: Elenën dhe Donin. /Telegrafi/