Site icon Telegrafi

Rita Ora me dedikim emocional për të ëmën në përvjetorin e saj të lindjes: Asnjë fjalë nuk mund ta përshkruajë atë, ka një zemër të mrekullueshme

Foto: Global Woman

Ditën e sotme (e diel) feston ditëlindjen nëna e Rita Orës, psikiatria e njohur Vera Ora.

Me këtë rast, nëna e tre fëmijëve pranoi urime e dedikime të shumta nga miqtë e të afërmit e saj.

Një të tillë ia bëri edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ndërsa përzgjodhi disa imazhe të së ëmës dhe familjes që kanë realizuar ndër vitesh.

Rita Ora (Foto: Instagram)

“Asnjë fjalë nuk mund ta përshkruajë atë. Ajo është e papërshkrueshme por ajo ka një zemër te mrekullueshme, për të mos përmendur e mrekullueshme në gjithçka, dhe ajo është nëna ime”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rita Ora

“Gëzuar ditëlindjen faleminderit që ishe mikesha më e mirë e imja. Dhe duke më bërë të buzëqesh në momente që mendova se nuk mundem përsëri. Sot është dita juaj”, ka shkruar mes tjerash Ora.

Krahas Ritës, Vera dhe Besniku kanë edhe dy fëmijë të tjerë: Elenën dhe Donin.

Krijuesja e hitit “Anywhere” këtë muaj rikthehet me një projekt të ri muzikor të titulluar “Flame”. /Telegrafi/

Exit mobile version