Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, duket se nuk po e harron vendin e saj dhe të ardhmen e largët po mendon ta kalojë këtu.
Së paku këtë konstatim mund ta nxjerrim nga fakti se babai i saj, Besnik Sahatçiu ka blerë tokë në fshatin Bërnicë e Epërme.
Toka ka një vlerë prej 160 mijë eurosh, dhe madje mediat posedojnë edhe dokumente për këtë, transmeton Telegrafi.
Në kontratën në vazhdim thuhet se ngastra kadastrale 935/936/937 i është shitur Besnikut ku ka një sipërfaqe 0.23.05 ha. dhe është e regjistruar si zonë rurale në Bërnicë të epërme, raporton mikmiki.com
Shuma që përmendet me lartë ceket edhe në kontratë ku thuhet se paguhet me para të gatshme po atë ditë kur merr përsipër pronën. /Telegrafi/