Site icon Telegrafi

Rita Ora bën vizitën e parë me UNICEF-in në Kosovë, në ndihmë të fëmijëve skamnorë dhe personave të dhunuar

Foto: Rita Ora/Instagram

Është raportuar se këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, mbrëmjen e së hënës arriti në Kosovë.

Ajo u rikthye në vendlindje me qëllimin për të vizituar dhe ndihmuar viktimat e dhunës seksuale në Kosovë.

Në bashkëpunim me organizatën bamirëse UNICEF, Rita si ambasadore e saj ka vendosur të ndërmarrë disa aksione për tu dalë në ndihmë fëmijëve të dhunuarve gjatë luftës.

Lexo po ashtu Pamje të shkurtra nga ardhja e Rita Orës në aeroportin "Adem Jashari" në Prishtinë

Gjatë ditës së martë, Ora ka nisur aksionin e parë bashkë me UNICEF-in, duke vizituar disa familja skamnore, pjesë e së cilave ishin fëmijë dhe persona të dhunuar.

Ka qenë nëna e këngëtares, Vera Sahatçiu – Ora, ajo e cila ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet bashkë me të bijën në një nga vizitat e sotme në Kosovë.

“Duke mbështetur UNICEF dhe Rita Orën përmes punës së tyre të dedikuar për të ndihmuar fëmijët, pra, krenar për Ritë që ka gjetur kohën gjatë turit të saj për të vizituar Kosovën”, ka shkruar nëna e këngëtares në Instagram.

Kujtojmë që çdo shitje nga brendi e linjës së çantave “Rita x Escada”, një përqindje e saj do të shkojë për bamirësi për këto familje në Kosovë. /Telegrafi/

Rita Ora në bashkëpunim me “Escada” dhurojnë para nga shitjet e çantave në ndihmë të personave në nevojë, në Kosovë (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version