Rita Ora ka qenë pjesëmarrëse në Javën e modës në kryeqytetin francez, Paris.
Më saktë, të dielën, këngëtarja shqiptare ishte në publik për sfilatën e shtëpisë së famshme të modës, Versace.
Mirëpo, në këtë eveniment të madh të modës, 25-vjeçarja ka qenë e shoqëruar, njofton Telegrafi.
Motra e saj, Elena, ishte së bashku me këngëtaren e famshme në Francë.
“Kur i ke dy Ora në Paris. Elena Ora”, ka shkruar Rita krahas publikimit të një fotografie me motrën e saj. /Telegrafi/