Telegrafi

Rita nuk heziton të shfaqet joshëse (Foto)

Rita Ora nuk heziton që me raste ta vë në pah anën e saj atraktive.

Pozimi për revistat e ndryshme, kompanitë që i reklamon apo imazhet e thjeshta për fansat e saj, shpesh e paraqesin këngëtaren shumë joshëse.

Gjatë fundjavës, ylli shqiptar me famë botërore e ka publikuar një imazh të tillë në Instagram duke grumbulluar qindra mijëra pëlqime.

Për 12.1 milionë ndjekësit e saj në këtë rrjet social, Rita është paraqitur e veshur me të zeza në mënyrë provokuese, me pjesën e gjoksit dhe këmbët që bien në pah.

Lexo po ashtu Mysafirët në albumin e Avicii, Rita pjesë e tij (Video)

“Disponimi i të dielës”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e fotografisë.

Më poshtë mund t’i shikoni disa imazhe të tjera që vënë në pah bukurinë e këngëtares. /Telegrafi/