Telegrafi

Rita, nëna dhe motra e këngëtares shfaqen joshëse në plazhet e Monte Carlos

Rita Ora ka ndarë pak kohë që së bashku me familjen të kalojë disa ditë pushimi.

Këngëtarja tejet e angazhuar me koncerte dhe në punën me këngë të reja, i është përkushtuar disa ditë edhe pushimeve familjare.

Bukuroshja jonë ka zgjedhur plazhet fantastike të Monte Carlos së Monacos për të shijuar rrezet e diellit.

Biondina 27-vjeçare ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale teksa shihet në bikini dhe mjaft joshëse.

Lexo po ashtu Rita Ora po xhiron videoklipin e ri në Berlin?

Por të njëjtën gjë e kanë bërë edhe dy pjesëtaret femra të familjes Sahatçiu, të cilat ishin me Ritën në rivierën franceze.

Vera Ora, nëna e këngëtares si Elena, motra e artistes sonë kanë publikuar imazhe teksa shihen tejet seksi në bikini.

Më poshtë mund t’i shikoni disa prej fotografive të pushimeve të familjes së këngëtares. /Telegrafi/