Rita Ora do të jetë nikoqire e edicionit të sivjetmë të ‘MTV Europe Music Awards’, ndërsa tashmë është duke i bërë përgatitjet e fundit për drejtimin e spektaklit.
Ndërkaq, ajo është kujdesur që t’i mbajë në pritje fansat e saj përmes fotografive që i ka publikuar në rrjetet sociale.
Në një imazh të publikuar të shtunën, ajo është shfaqur në një pozë ngacmuese, duke e hapur pjesën e përparme ndërkohë që nuk ka të veshur jelekë.
Ndërkaq, në pozën tjetër, këngëtarja e ka kapur pjesën e gjoksit.
“Ka mbetur edhe një ditë për MTV EMA! Oh dhe entuziazmi im që jam ende numër 1 në iTunes”, ka shkruar 26-vjeçarja në përshkrim.
Rita përveç se do ta drejtojë evenimentin e madh muzikor që zhvillohet të dielën në Londër, ajo edhe do të interpretojë në skenën e Wembleyt.
Për më shumë, këngëtarja shqiptare është edhe e nominuar në kategorinë ‘Dukja më e mirë’.
Në ndërkohë, kënga “Anywhere” është duke arritur sukses të madh dhe është pëlqyer shumë nga fansat e muzikës anekënd botës.
Videoja muzikore ka kaluar shifrën prej nëntë milionë shikimesh vetëm tri javë që nga publikimi. /Telegrafi/