Telegrafi

Rita në Dubai për projektin e ri

Rita Ora (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po vazhdon me angazhimet në karrierën e saj muzikore.

28-vjeçarja ka paralajmëruar diçka të re, ndërkohë që ka qëndruar në Dubai të Emirateve të Bashkuara për xhirime.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rita Ora

Gjatë të shtunës, ajo e ka publikuar një imazh në Instagram duke i njoftuar fansat e saj se është duke sjellë diçka mbresëlënëse.

“Duke xhiruar diçka super-entuziazmuese”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e fotografisë.

Kujtojmë që shqiptarja e famshme, ditë më parë qëndroi në Kosovë për disa aktivitete humanitare të organizuara së bashku me UNICEF. /Telegrafi/