Telegrafi

Rita mungon në ceremoninë e ‘Brit Awards’, u uron fat të gjithëve me imazhe nga viti i kaluar

Rita Ora (Foto: Getty Images/Guliver)

Rita Ora nuk është e pranishme në ceremoninë e sivjetme të ‘Brit Awards’ për shkak të angazhimeve tjera në karrierën e saj.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore konkurron me dy nominime në evenimentin britanik të ndarjes së çmimeve, por nuk është prezente.

Rita Ora në ‘Brit Awards 2018’ (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

28-vjeçarja është përfshirë në garë me dy nominime në kategorinë për ‘Videoklipin më të mirë’ me këngët, “Let You Love Me” dhe “For You”.

Videoja muzikore e “Let You Love Me” është publikuar në YouTube më 21 shtator 2018 dhe deri më tani është shikuar mbi 263 milionë herë. Ndërsa bashkëpunimi me Liam Payne, “For You”, është lansuar më 26 janar 2018 dhe është shikuar mbi 222 milionë herë deri më tani.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Brit Awards

“Kaloni një mbrëmje të mrekullueshme të gjithë dhe suksese. Një rikujtim nga viti i kaluar”, ka shkruar Rita në përshkrimin e njërës prej fotografive të publikuara në InstaStory.

Rita Ora (Foto: InstaStory/RitaOra)

Këngëtarja është e angazhuar me përgatitjet e turneut të saj botëror, ‘Phoenix’, i cili mban emrin e albumit të dytë të saj.

Turneu do të fillojë më 1 mars në Melbourne të Australisë dhe do të përfundojë më 19 maj në Glasgou të Skocisë. /Telegrafi/