Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, rrezikon largimin nga të qenit pjesë e jurisë së ‘X Factor’.
Kjo për shkak të një videoje, ku thuhet se ajo paraqitet me vallëzim provokues.
“Kjo video me të vërtetë është shqetësuese për Ritën. Sigurisht se të gjithë dëshirojnë të kënaqen kur janë të rinj, por tani ajo dëshiron që të mbajë vendin e saj në X Factor dhe të jetë e familjarizuar me të këtë shou”, ka thënë një burim për Daily Star.
Rita kohëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të paraqitjeve të saj provokative skenike. /Koha/Telegrafi/