Telegrafi

Rita josh vëmendjen me veshje transparente në koncertin energjik në Meksikë

Rita Ora (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Rita Ora ka një vetëbesim të madh kur është fjala për vënien në pah të figurës trupore, prandaj nuk heziton që të ekspozojë pjesë të fizikut të saj gjatë evenimenteve të ndryshme muzikore.

Shqiptarja e famshme të enjten mbrëma ka mbajtur një koncert në Meksikë, ku e ka vënë në plan të parë trupin e saj.

Lexo po ashtu Rita Ora sjell një koleksion të imazheve në bikini nga pushimet e saj në Greqi

28-vjeçarja është shfaqur me veshje atraktive dhe transparente që tregonin hiret e bukuroshes.

Rita Ora (Foto: Getty Images/Daily Mail)

Gjatë performancës elektrizuese në skenë, ajo është kujdesur që të gjithë sytë e fansave të ishin tek ajo.

Rita i është kthyer orarit të ngjeshur të koncerteve pas një pauze të shkurtër, të cilën e shfrytëzoi për të pushuar në Dubai. /Telegrafi/