Rita Ora ka një vetëbesim të madh kur është fjala për vënien në pah të figurës trupore, prandaj nuk heziton që të ekspozojë pjesë të fizikut të saj gjatë evenimenteve të ndryshme muzikore.
Shqiptarja e famshme të enjten mbrëma ka mbajtur një koncert në Meksikë, ku e ka vënë në plan të parë trupin e saj.
28-vjeçarja është shfaqur me veshje atraktive dhe transparente që tregonin hiret e bukuroshes.
Gjatë performancës elektrizuese në skenë, ajo është kujdesur që të gjithë sytë e fansave të ishin tek ajo.
Rita i është kthyer orarit të ngjeshur të koncerteve pas një pauze të shkurtër, të cilën e shfrytëzoi për të pushuar në Dubai. /Telegrafi/
¡@RitaOra está en México! La cantante es parte del lanzamiento de #AmexGold 💛🇲🇽🎶👏🏻 pic.twitter.com/8wj4FEU6UC
— CARAS (@CARASmexico) October 18, 2019