Rita Ora është ‘skuqur’ në panelin e ‘X Factor’ të shtunën mbrëma.
Këngëtarja shqiptare dukej shumë e entuziazmuar teksa prezantonte kandidaten e saj, Monica Michael, që pritej të dalë në skenë.
Mirëpo, gjërat shumë shpejt shkuan për të keq, pasi 24-vjeçarja nuk ia dinte emrin kandidates.
“Pas pak vjen dikush që është mahnitëse dhe ajo është vajza ime”, deklaroi Rita duke përsëritur: “Është… vajza ime”, pasi nuk i kujtohej emri.
Në atë moment, shefi i ‘X Factor’, Simon Cowell, e kuptoi se Rita ia kishte harruar emrin dhe i tha: “Ke harruar, apo jo?”.
Mirëpo, këngëtarja refuzoi të pranonte se ia ka harruar emrin duke thënë: “Jo! Është…, jo po bëj shaka, është Monica”. /Telegrafi/