Site icon Telegrafi

Rita duket e mrekullueshme në karrigen e sezonit të ri të “The Voice Australia”

Rita Ora ka ‘rritur’ temperaturat teksa ndau të hënën një sërë fotografish nga prapaskenat e “The Voice Generations” në Australi.

Këngëtarja shqiptaro-britanike, 31 vjeçe, dukej mahnitëse teksa pozoi për disa fotografi në xhirimet e spektaklit të ri, e veshur me një fustan pa rripa ngjyrë jeshile, dhe bardh e zi.

Fustani tregonte këmbët e këngëtares, ndërsa i jepte kulm dekoltesë së saj të bollshme, shkruan DailyMail.

Foto: Rita Ora/Instagram

Flokët e saj bionde ishin lënë në valë të lirshme dhe ajo kishte veshur një palë taka të çuditshme me harqe lejla për të ngritur lartësinë e saj.

Duke pasur parasysh veshjen e saj prej super ylli, ajo zgjodhi për aksesorë një gjerdan në formë ylli, një palë vathë dhe disa kapëse në flokët e saj.

Lexo po ashtu The Guardian shkruan për Shqipërinë: Rita Ora dhe Dua Lipa do të mbajnë sivjet koncerte në Tiranë

Ajo kompletoi dukjen e saj me një makijazh magjepsës, duke përfshirë një rimel dramatik dhe buzë klasike të kuqe.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita pozoi për një fotografi në karrigen ikonë të “The Voice”, në ngjyrë të kuqe, ndërsa ngriti krahët në një fotografi tjetër duke treguar koleksionin e saj mbresëlënës të tatuazheve.

Ajo ndau me fansat gjithashtu një fotografi tjetër gazmore të kolegëve të saj: Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian, të cilët janë gjithashtu anëtarë të jurisë në “The Voice Australia”.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Dhe ne jemi kthyer! Shumë e emocionuar që jam në Australi në ‘The Voice Australia Generations’. Niveli i talentit këtu është i jashtëzakonshëm, dhe mezi pres që ju ta shihni atë”, shkroi artistja shqiptare në mbishkrimin e fotografive.

“The Voice Generations” është një version i ri i “The Voice”, ku garuesit e të gjitha moshave mund të performojnë së bashku.

Ai nxjerr në pah zëra të pazbuluar nga çdo brez, duke përfshirë familjet, miqtë, fqinjët, studentët dhe mësuesit gjatë tre netëve për të arritur në finale.

Foto: Rita Ora/Instagram

Kjo paraqitje e saj vjen vetëm pak kohë pasi Rita tha se ajo është shumë e ‘dashuruar’ me Australinë që ajo po kërkon të vendosë rrënjë të përhershme në kontinentin e hemisferës jugore.

Lexo po ashtu Rita Ora thekson dhëmbin e saj të artë gjatë një dalje në Los Angeles

Ajo i tha The Daily Telegraph’s Confidential në një intervistë të dielën se po synon të blejë një pronë në Harbor City.

“Thjesht e dua Australinë, vërtet kam gjetur një shtëpi të mrekullueshme këtu”, tha Rita për qëndrimin e saj të fundit në Sydney.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Moti, plazhi, është një komunitet kaq i bukur. Unë mund të eci në kafenenë time lokale, të ulem atje dhe të ha mëngjes, të shkoj në supermarketin tim lokal dhe te kasapët, sapo kam lokalizuar gjërat e mia tani, vendet e mia ku shkoj”, tha 31-vjeçarja.

Interpretuesja e hitit “Body On Me” vazhdoi të zbulojë: “Nuk dua të flas shumë shpejt, por padyshim që jam duke kërkuar të qëndroj këtu më gjatë dhe të blej një pronë”.

Rita mbërriti në Australi në fillim të dhjetorit së bashku me regjisorin Taika Waititi, të dashurin e saj prej gati një viti.

Taika, 46 vjeç, gjithashtu përflitet se do të vazhdojë punën në disa filma të ardhshëm, duke përfshirë “Thor: Love and Thunder”, i cili është në fazën e post-produksionit.

Rita u takua me regjisorin fitues të çmimit “Oscar” në Australi në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa ajo po merrte pjesë si anëtare e jurisë në “The Voice Australia”.

Një burim i tha The Sun se dyshja filluan lidhjen ‘fshehurazi’ në fillim të marsit, tre muaj para se ajo të largohej nga Australia për në Los Angeles në fillim të qershorit.

“Të gjithë miqtë e tyre e dinë për marrëdhënien – ata janë vërtet të dashuruar me njëri-tjetrin”, tha burimi i brendshëm në atë kohë.

Çifti bëri debutimin e tyre si çift në tapetin e kuq në premierën e “The Suicide Squad” më 2 gusht të vitit të kaluar në Los Angeles.

Taika ishte i martuar më parë me producenten e filmave, Chelsea Winstanley, por dyshja besohet se janë ndarë në heshtje në vitin 2018.

Ata kanë dy vajza: Te Hinekāhu dhe Matewa Kiritapu. /Telegrafi/

Exit mobile version