Site icon Telegrafi

Rita, Dua dhe Era – tifoze të Anglisë

Dua, Era dhe Rita (Foto: Getty Images/Instagram)

Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Dua Lipa dhe Era Istrefi, kanë bërë publike preferencat e tyre për Kampionatin e sivjetmë Botëror.

Gjatë ditës së shtunë është zhvilluar ndeshja çerekfinale ndërmjet Suedisë dhe Anglisë, të cilën e fituan Tre Luanët dhe u kualifikuan në gjysmëfinale.

“Futbolli po vjen në shtëpi” – këndonte Rita (Foto: Instagram/RitaOra)

Shqiptaret e famshme, përmes profileve të tyre në rrjetet sociale, kanë treguar mbështetjen e tyre për Anglinë.

Lexo po ashtu Lajmet nga Kampionati Botëror

Rita, e cila ndodhej në Poreç të Kroacisë, ka publikuar një video nga plazhi duke kënduar: “Futbolli po vjen në shtëpi”.

Postimi i Duas në InstaStory (Foto: Instagram/DuaLipa)

Dua e ka publikuar një video duke e shikuar ndeshjen, ndërsa e ka shoqëruar me simbolet që shpresonte për sukses.

Takimin ndërmjet Suedisë dhe Anglisë e ka shikuar edhe Era, e cila dëgjohej duke thënë: “Përpara Angli”.

“Përpara Angli” – ishin fjalët e Erës (Foto: Instargam/Strefie)

Theksojmë se Era Istrefi e ka kënduar himnin e sivjetmë të Kampionatit Botëror, “Live It Up”, së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith. /Telegrafi/

Exit mobile version