Ajo ka qenë e izoluar larg familjes së saj gjatë pandemisë coronavirus, ndërsa tani po shijon ribashkimin me ta.
Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare, Rita Ora, e cila është parë së bashku me nënën e saj, Verën duke dalë për kafe në Notting Hill, shkruan Daily Mail.
29-vjeçarja është parë me maske mbrojtëse, ndërsa mbante një kapele të bejsbollit, e që përshtatej me dukjen e saj të thjeshtë.
Me flokë të kapura, Rita është parë po ashtu duke biseduar në telefon, ndërsa në dorë mbante një kafe.
Ndërsa nëna e saj, Vera është shfaqur mjaft me stil në një palë pantallona dhe një bluzë të bardhë, të cilat i përshtati me një xhaketë unike.
Theksojmë se Rita gjatë vetizolimit ka qenë duke punuar në projekte të reja muzikore, ndërsa edhe ka shijuar kohën me shoqërinë e saj në Cotsworld. /Telegrafi/