Rita Ora ka mbajtur një numër të madh të koncerteve gjatë gjashtë muajve të fundit dhe duket se ka koha për pak relaks.
Këngëtarja i është bashkuar pushimeve luksoze të prindërve në Monte Carlo të Monacos, ku duket se po shijon çdo moment të jetës.
Bukuroshja duket në formë të lartë pasi shërimit të gripit dhe është e gatshme të vazhdoj me koncertet e ardhshme.
Ajo ka publikuar disa imazhe në llogarinë personale në Instagram teksa pozon krahas nënës, Vera Ora, të cilën mundohet ta rivalizoj e veshur në bikini.
Gjithashtu kishte edhe momente gazmore familjare, ku duket se 27-vjeçarja e ka shtyrë babanë, Nikun drejt pishinës.
Theksojmë se biondina jonë është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.
Kujtojmë se gjatë këtij viti, Rita ka mbajtur dy koncerte madhështore në dy kryeqendrat shqiptare – Prishtinë dhe Tiranë. /Telegrafi/