Telegrafi

Rita dhe Dua në të njëjtin festival, por nuk takohen me njëra-tjetrën?

Pavarësisht se ndonjëherë është origjina ajo që i bën njerëzit të jenë më solidarë me njëri-tjetrin sidomos kur janë larg vendlindjes , duket se nuk funksionon njësoj për dy të famshmet në arenën ndërkombëtare, Dua Lipa dhe Rita Ora.

Dy shqiptaret ishin pjesëmarrëse në festivalin e madh të përvitshëm, Glastonbury, që mbahet në Britani të Madhe.

Lexo po ashtu Rita Ora dhe 50 artistë me këngë bamirëse për të prekurit nga zjarri në Londër (Video)

Edhe Rita edhe Dua janë parë në këtë festival në shoqërinë e këngëtares angleze Charlie XCX, mirëpo nuk është dhënë asnjë shenjë se ka pasur komunikim mes tyre, shkruan Albeu.

Rita dhe Dua janë nga Kosova dhe të dyja kanë prekur majat e famës botërore duke bashkëpunuar me këngëtarë të famshëm dhe duke u bërë pjesë e shumë ngjarjeve të mëdha në botën e muzikës dhe artit në përgjithësi.

Lexo po ashtu Lavdërohet prej BBC-së, Dua Lipa e ndezë skenën e Glastonburyt në Angli (Foto/Video)