Pavarësisht se ndonjëherë është origjina ajo që i bën njerëzit të jenë më solidarë me njëri-tjetrin sidomos kur janë larg vendlindjes , duket se nuk funksionon njësoj për dy të famshmet në arenën ndërkombëtare, Dua Lipa dhe Rita Ora.
Dy shqiptaret ishin pjesëmarrëse në festivalin e madh të përvitshëm, Glastonbury, që mbahet në Britani të Madhe.
Edhe Rita edhe Dua janë parë në këtë festival në shoqërinë e këngëtares angleze Charlie XCX, mirëpo nuk është dhënë asnjë shenjë se ka pasur komunikim mes tyre, shkruan Albeu.
Rita dhe Dua janë nga Kosova dhe të dyja kanë prekur majat e famës botërore duke bashkëpunuar me këngëtarë të famshëm dhe duke u bërë pjesë e shumë ngjarjeve të mëdha në botën e muzikës dhe artit në përgjithësi.