Nëse ju ka rënë rasti të bëni një xhiro në rrjetet sociale të këngëtareve të njohura me origjinë shqiptare do të vini re që ato kanë bërë fotografi duke bërë me duart gati gjestin e shqiponjës që bëjmë rëndom ne shqiptarët.
Por në fakt nuk është ashtu siç duket pasi që Rita Ora dhe Dua Lipa i janë bashkuar një fushate sensibilizuese.
Ky është thjesht gjesti që bën shkronjën ‘W’ për tu sensibilizuar me Ditën Botërore të Ujit.
Në këtë formë, Dua dhe Rita i kanë bërë thirrje ndjekësve të tyre që t’i ndihmojnë në mbledhjen e donacioneve për ata 663 milion njerëz që jetojnë pa ujë të pastër. /Telegrafi/