Është mbajtur në Los Angeles para-mbrëmja e “Grammy Awards”, i cili mblodhi yjet më të mëdha të muzikës.
Aty nuk munguan edhe tri shqiptaret e famshme: Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha.
Ndryshe nga Dua e cila u pa e vetme dhe jo nën shoqërinë e të dashurit të saj, Isaac Carew, Rita Ora dhe Bebe Rexha ishin shumë të afërta me njëra-tjetrën.
Vajzat u panë së bashku edhe në tapetin e kuq të eventit, ndërsa i mahnitën të gjithë me dukjen e tyre plot stil.
Se ruajnë një raport shumë të mirë me njëra-tjetrën, këtë e vërtetonte buzëqeshja në fytyrat e tyre, teksa nuk hezitonin t’i dhuronin njëra-tjetrës edhe përqafime.
Ato kanë publikuar disa imazhe në rrjetet sociale, teksa kanë treguar për miqësinë e mirë që kanë.
Rita ishte e veshur me një fustan rozë plot me pupla, me të cilin i bëri për vete të gjithë.
Ndërkohë, edhe Bebe Rexha e veshur me një fustan ngjyrë vjollcë dhe të shkurtër, bëri që të vihet mjaft mirë në pah figura e saj trupore.
Artistja me prejardhje nga Dibra madje edhe është ngjitur në skenë duke interpretuar ‘live’ këngën e saj shumë të suksesshme “Meant to be”.
Në skenë është ngjitur edhe Dua, e cila ka interpretuar disa nga hitet e saj më të fundit.
Të dyja, edhe Dua edhe Bebe Rexha konkurrojnë për nga dy çmime në “Grammy Awards”.
“Artistja e re më e mirë” është kategoria në të cilën gjendet të nominuara që të dyja, teksa Bebe Rexha gjendet edhe në “Duetin më të mirë të zhanrit country” për këngën e saj “Meant to be” në bashkëpunim me Florida Georgia Line, teksa Dua Lipa në “Kënga më e mirë ritmike” për këngën “Electricity” në bashkëpunim me Silk City. /Telegrafi/