Rita Ora dhe Bebe Rexha i kanë shtuar thashethemet se mund të vijnë me një bashkëpunim në muajt në vijim.
Dy këngëtaret shqiptare u shfaqën bashkë në skenën e edicionit të sivjetmë të ‘iHeartRadio Music Awards’ për të ndarë pikërisht çmimin për bashkëpunimin më të mirë.
Dhe derisa e bënë këtë, në media janë rikthyer spekulimet se ato janë duke planifikuar që të vijnë me një duet në të ardhmen.
Edhe Rita edhe Bebe kanë pasur bashkëpunime shumë të suksesshme me artistë të ndryshëm, prandaj padyshim se një duet mes tyre do të shndërrohej në hitin e radhës.
27-vjeçarja Ora ka arritur suksese të mëdha me hitin “Anywhere” dhe bashkëpunimin me Liam Payne, “For You”.
Nga ana tjetër, 28-vjeçarja Rexha ka pasur shumë sukses me një prej hiteve të fundit, “Meant to Be”, që e ka sjellë në bashkëpunim me Florida Georgia Line.
Dhe tani dy shqiptaret e famshme janë duke u përgatitur që të vijnë me një duet të përbashkët që do të mirëpritej në veçanti nga fansat e tyre shqiptarë. /Telegrafi/