Fansat e Leonardo di Caprios dhe vet aktori shpesh janë zhgënjyer kur ai përkundër performancave mbresëlënëse, nuk shpallej fitues. Në vitin që shkoi, çmimin e aktorit më të mirë ia rrëmbeu nga duart Matthew McCounaghey. Për Leon nuk ishte hera e parë, por ai nuk është i vetmi. Ka plot yje të ekranit të madh që edhe pse e kanë merituar një vlerësim të tillë, nuk e kanë marrë kurrë.
Johnny Depp duhet të kënaqet vetëm me tre nominime për Oskar, sepse trofeun nuk e ka pasur asnjëherë mundësinë ta vendosë në këndin e trofeve.
Tre kandidatura e asnjë çmim edhe për të famshmin Brad Pitt. Tashmë duhet të jetë mësuar.
Vlerësimi më i madh me të cilin krenohet Bruce Willis është një Golden Globe.
Harrison Ford është një nga emrat më të respektuar në Hollywood, me një karrierë të gjatë e performancë të padiskutueshme, por pas pritshmërive të mëdha, mbase ka hequr dorë nga Oskari.
Julianne Moore është nga femrat më të vlerësuara në botën e filmit, por jo me nderimin më të lartë të akademisë së filmit dhe shkencës. Nuk e ka pasur këtë fat as e mrekullueshmja Michelle Pfeiffer.
Aktori aq vital Tom Cruise, tërheqësi Richard Gere apo ajo që shumë e konsiderojnë si divën më të madhe të të gjitha kohërave, Marilyn Monroe – nuk e kanë fituar kurrë Oskarin. /TCH/