‘Çifti simpatik’, ishte kënga e fundit që këngëtari Stine e solli në festivalin e njohur Kënga Magjike.
E pos që kënga e tij do të mbahet mend shumë gjatë, edhe historia e përleshjes me kolegun e tij, dikur shokun Flori Mumajesin do të jetë një tjetër ngjarje që do të mbetet gjatë nga ky festival.
Por për të mos u mbajt mend vetëm për këto, Stine i është përveshur punës që publikut shqiptar ti sjell këngë të reja. Ai në një bisedë për RTV Dukagjinin ka treguar se është në përfundim të këngës së tij më të re, ndërsa ka shtuar se ky projekt do të publikohet në fund të muajit shkurt.
Ndër të tjera Stine ka shtuar se do të ketë edhe shumë projekte tjera të cilat do ti publikojë muajt në vijim./Telegrafi/