Site icon Telegrafi

Risi në Oscar, katër çmime do të ndahen gjatë transmetimit të reklamave

(Foto: Getty Images)

Akademia Amerikane e Arteve filmike dhe Shkencave ka bërë të ditur se katër Oscar këtë vit do të ndahen deri sa në emision shfaqen reklamat.

Ky vendim është marrë në mënyrë që e gjithë ceremonia mos të zgjas më shumë se tre orë sepse kohët e fundit po kritikohet në masë të madhe stërzgjatja e ngjarjes.

Gjatë transmetimit të reklamave do të jepen me Oscarët në kategoritë: Fotografia më e Mirë, Montazhë, Grim dhe për Film të Shkurtër, ka njoftuar Akademia.

Statuja e Oscarit (Foto: Andrew H. Walker/Getty Images/Guliver)

Fjalimet e fituesve të shpërblimeve të dhëna gjatë transmetimit të reklamave do të transmetohen më vonë në televizion.

Për dashamirët e ceremonive tradicionale, përveç transmetimit në rrjetin televiziv amerikan (ABC), ceremoninë do të mund ta shikojnë edhe në Oscar.org, si dhe faqet zyrtare të rrjeteve sociale të Akademisë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Oscars

Çmimet Oscar do të jepen në 24 kategori edicioni i 91-të do të jetë specifik për faktin se për herë të parë që nga viti 1989 do të mbahet pa nikoqir.

Ndryshe, filmat e preferuar të këtij viti janë “Roma” dhe regjisori meksikan, Alfonso Cuaron dhe “The Favourite”, i cili fitoi dhjetë nominime. Ceremonia do të mbahet më 24 shkurt në Dolby Theatre në Los Angelos. /Telegrafi/

Exit mobile version