Gent Fatali në verën e vitit të kaluar publikoi këngën “Rakia”, një ripërpunim të këngës së famshme të kënduar nga Shkelzen Jetishi – Xeni.
Kjo këngë arriti të pëlqehet në masë të madhe nga publiku, duke grumbulluar shifra të larta klikimesh në kanalin YouTube.
Genti është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar, dhe numëron mijëra ndjekës në rrjetet sociale.
Së fundmi, ai ka publikuar disa fotografi të reja në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet mjaft me stil.
Bluza me të cilën ai është fotografuar, ka të printuar në të portretin e Xenit, të cilin Genti nuk ka hezituar ta quajë mbret.
“2 kinga në një foto”, ka shkruar Fatali në mbishkrimin e fotografisë, e cila është komentuar dhe pëlqyer në masë të madhe nga fansat e tij.
Ndërkohë, në fotografinë e shpërndarë në Facebook, Genti ka shkruar se në bluzën e tij nuk preferon të mbajë reperin 2 Pac, as Eminemin apo Lil Wayinin, kjo pasi ai preferon Xenin.
Përndryshe, një muaj më parë ai solli edhe një projekt tjetër, të titulluar “Zemër e thyme”, këngë e cila gjithashtu u prit mirë nga fansat e tij. /Telegrafi/