Site icon Telegrafi

Rio Ferdinand: Ata tashmë duhet të shkruajnë emrin e Benzemas në Topin e Artë

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand beson se Topi i Artë për vitin 2022 është i fituar tashmë nga sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema.

Pasi pa francezin duke shënuar het-trikun e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve, këtë herë në Stamford Bridge kundër Chelseat, Ferdinand mbeti i mahnitur nga sulmuesi i Real Madridit.

“Ata tashmë duhet të shkruajnë emrin e Karim Benzemas në Topin e Artë të radhës”, ka thënë Ferdinand për BT Sport.

Lexo po ashtu Benzema agjëroi gjithë ditën shkaku i Ramazanit, por kjo nuk e ndaloi të shënonte një het-trik sensacional ndaj Chelseat

Xhevahiri i Real Madridit

Ferdinand është kokë e këmbë me mënyrën se si Benzema ka evoluar në epokën pas Cristiano Ronaldos te Real Madridi, dhe lëvdatat e anglezit nuk u ndalen.

“Ky është fundi i punës dhe ai vazhdon të shënojë. Ai e ka çuar Real Madridin në krye të ligës në La Liga. Ata po fluturojnë dhe ai është xhevahir”.

“Kur Cristiano Ronaldo ishte atje, ai kishte përulësinë të ulej në prapavijë, sepse e dinte se çfarë i duhej skuadrës, por tani ai ka dalë nga hija”.

Lexo po ashtu Çfarë ka Benzema që po i çmend portierët ? Nga Ulreich, Karius e Donnarumma te Mendy, ‘viktimat’ e tij

“Ai është 34 vjeç dhe është numri 9 më i mirë në botë. Ai është në një nivel tjetër.

“Ai ka gola, asistime, lidh lojën, pason dhe mund të shpejtojë dhe ngadalësojë lojën…”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Exit mobile version