Telegrafi

Rino dhe MC Kresha lansojnë duetin “Habibi”

“Habibi” është titulli i këngës më të re që ka ardhur si bashkëpunim ndërmjet Rinos dhe MC Kreshës.

Kënga është prodhim i PINT që e kanë shkruar tekstin dhe e kanë përgatitur muzikën në bashkëpunim me Rinon.

Për xhirimin dhe realizimin e videos muzikore është kujdesur Valon Aziri.

MC Kresha së fundmi u prezantua në Festivalin “Kënga Magjike” në bashkëpunim me këngëtaren Fifi.

Lexo po ashtu Lajmet për MC Kreshën

Që nga momenti i publikimit, kënga “Psikopatja jote” u pëlqye shumë nga fansat e dy këngëtarëve dhe u shndërrua në hit.

Xhirimi i performancës së Kreshës dhe Fifit që është publikuar në YouTube ka kaluar shifrën prej 6.7 milionë shikimeve.

Sidoqoftë, Filloreta Raçi dhe Kreshnik Fazliu arritën ta zënë vetëm vendin e tretë në atë festival, por e fituan çmimin për më së shumti vota në ueb-faqe. /Telegrafi/