Teoritë e konspiracionit për vdekjen e Tupac Shakur shumë shpejtë do të kthehen, kjo sepse djali që e luan rolin e tij në filmin për të, i ngjan shumë legjendës së repit.
Aktori Demetrius Shipp JR do ta luajë rolin e 2PAC në filmin e produksionit “Morgan Creek”, transmeton koha.net.
Filmi biografik i legjendës së repit do të përfshijë gjithë jetën e tij, duke përfshirë edhe vdekjen e tij më 1996.
Sipas TMZ, babai i aktorit ka punuar në industrinë e muzikës dhe janë ndeshur me Tupac kur Demetrius ishte fëmijë, dhe ai që atëherë ishte bërë fans i madh i tij.
Producenti në momentin që e ka parë ia ka ofruar atij një rol që të luajë një pjesë të jetës së legjendës së repit për shkak të ngjashmërisë që ka me Tupac.
Demetrius tashmë ka filluar të ndjekë kurse të aktrimit, katër herë në javë.