Banorët Xhuli Nura dhe Vedat Bajrami e kanë nisur mbrëmjen e së hënës në spektaklin e Big Brother VIP Kosova, duke diskutuar për debatin e famshëm të Dubait.
Bëhet fjalë për epitetin që Vedati ia ka dhënë Xhulit, duke i thënë “komandante e Dubait”, dhe ende nuk ka pranuar të kërkojë falje për këtë, përkundër kërkesës së Xhulit.
Në spektakël, Vedati insistoi duke thënë se nuk ka ofenduar, gjersa bukuroshja drenicase i ka thënë se e ka fyer me atë epitet, duke u barazuar me femrat që shesin trupin e tyre në Dubai.
“Komandante Dubai e dimë që i bie komandante eskorti, domethënë para që fitohen me prostitucion”, tha Xhuli.
Ky debat ka vazhduar edhe me mendimin e opinionistëve në studio, të cilët janë pajtuar që termi “komandante e Dubait” ndaj Xhulit është thënë me konotoacion të gabuar.
Megjithatë, humoristi Bajrami insistoi se Dubai është i njohur botërisht si vend ku punohet ndershmërisht, dhe jo detyrimisht fitohen para përmes prostitucionit. /Telegrafi/