Tomas Rincon flitet se do të jetë në treningun e Juventusit që nga kjo e shtunë.
Sipas Gazzetta dello Sport, gjithçka është duke shkuar rrugës së duhur që Rincon të bëhet lojtar i Juves që në natën e Vitit të Ri.
Por me këtë nuk mbyllet afati kalimtar i Juventusit për mesfushor, pasi Massimiliano Allegri i ka kërkuar klubit dy mesfushor dhe njëri nga ta është Axel Witsel.
Kwadwo Asamoah dhe Mario Lemina pritet të largohen nga Juven për në Kupën e Kombëve të Afrikës.
Belgu ka shprehur dëshirë të madhe që të bashkohet me Zonjën e Vjetër dhe pritet që në ditët në vijim të ketë një marrëveshje me Zenit St Petersburgun. /Telegrafi/