Telegrafi

Rina uron me një pozë të përbashkët me Sin Boy

Rina Balaj (Foto: Instagram/isyourgirlrina)

Çdo ditë e më shumë po intensifikohen spekulimet lidhur me romancën e Rina Balajt me Sin Boy.

Ka kohë që janë përhapur thashetheme se dyshja e hip-hopit është në lidhje, ndërkohë që ylli nga Kosova ka vazhduar të postojë fotografi në krah të të dashurit të pretenduar.

Edhe në urimin për Vitin e Ri, Rina është shfaqur në një fotografi të përbashkët me Sin Boy, të cilën e ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram.

Në këtë publikim dy këngëtarët duken mjaft të disponuar, ndërsa në përshkrim shkruan thjesht: “Urime Viti i Ri 2020”.

Lexo po ashtu Rina Balaj dhe Sin Boy publikojnë bashkëpunimin e parë si çift, "Meredith"

Kujtojmë që ditë më parë, Rina Balaj dhe Sin Boy publikuan bashkëpunimin e tyre të ri me titull “Meditereth”. /Telegrafi/