Telegrafi

Rina thuhet se po i bën ‘diss’ Taynas me fjalët e Feros

Rina Balaj dhe Tayna janë dy prej talenteve të reja të estradës muzikore shqiptare.

Bukuroshet i kemi parë në shumë aktivitete dhe angazhime gjatë këtij viti me koncerte dhe projekte të reja.

Pos angazhimeve individuale, ato kanë filluar kohët e fundit edhe një luftë mes tyre, duke u ngacmuar përmes rrjeteve sociale dhe emisioneve të ndryshme.

Në një intervistë të fundit të dhënë për emisionet shqiptare, Balaj i kishte kushtuar disa rreshta tallëse këngëtares prizrenase.

Megjithatë, raportohet këto fjalë i kishte thënë më parë këngëtari i ri, i njohur më mirë si Fero.

Një llogari e fansave të Taynas kanë publikuar një video në Instagram teksa thonë se Rina është një kopjace dhe asgjë më shumë “Falja nuk është falje. Tani mendon që është dikush. MWAH KOPJACE”.

Ndryshe, Rina dhe Tayna janë duke punuar ndaras në projekte të ndryshme muzikore që do t’i sjellin gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/