Rina Balaj do të vijë me një tjetër projekt muzikor që do të jetë bashkëpunim me Koston.
“Më pëlqen kjo këngë”, ka shkruar në përshkrimin e njoftimit të saj në Instagram, të cilin e ka shoqëruar me një fotografi të përbashkët me Koston.
Ndërkaq, producentët ZzapnChriss që qëndrojnë prapa projekteve të saj, janë theksuar se dueti do të vijë së shpejti.
Kujtojmë që edhe realizimi i fundit i Rinës ishte bashkëpunim me Blake, ndërsa kënga mban titullin “Jumanji”.
Videoklipi i kësaj kënge është lansuar në YouTube më 28 qershor dhe deri më tani numëron 1.5 milion shikime. /Telegrafi/